Ministri Krasniqi fillon vizitën zyrtare në Izrael, pritet nga Frej

E publikuar: 13/09/2022 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me ftesën e ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Izrael, ku do të realizojë takime me zyrtarë shtetërorë nga Izraeli për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Krasniqi, vizitën zyrtare në Izrael e filloi duke u pritur në takim nga Esawi Frej.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi dhe Frej diskutuan për bashkëpunimit në mes të dy vendeve, raportet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe qeverisjes lokale.

Krasniqi, e ka falënderuar ministrin Frej për ndihmën e Shtetit të Izraelit dhënë për popullin e Kosovës duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe gatishmërinë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite Krasniqi, ka vizituar Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, në nderim të viktimave të gjenocidit famëkeq të shekullit XX.