Ministri i Jashtëm francez: Dialogu Prishtinë-Beograd, thelbësor për stabilizimin e rajonit

E publikuar: 21/02/2018 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka thënë se Franca është e angazhuar që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet BE-së.

Sipas tij, kjo duhet të ndodhë kur vendet e Ballkanit Perëndimor përmbushin kushtet e nevojshme.

Le Drian i cili në Paris është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së është thelbësor për stabilizimin e të gjithë rajonit duke shtuar se ky dialog duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai shpreson se në samitin e ardhshëm të BE-së i cili do të mbahet më 17 maj në Sofje do të promovohet ‘agjendë pozitive’ për Ballkanin Perëndimor.

Ministri francez ka shtuar se Evropa dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë reformat e nevojshme për progres të mëtejshëm./Lajmi.net/