Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

05.12.2021 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë prezantuar masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga nesër, 6 dhjetor.Masat e reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.

Maska mbetet obligative, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar veturën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në veturë, gjatë vrapimit e ushtrime fizike apo gjatë ngrënies apo pijes.Në një nga masat thuhet se në transportin publik, stafi dhe pasagjerët duhet të posedojnë një nga dëshmitë për COVID-19 në mënyrë që të lejohen të udhëtojnë.Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura.

Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.Po ashtu gjithë përfituesit nga skemat sociale e pensionale janë të liruar nga paraqitja e rregullt.

Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e shoqërore.Gastronomia lejohet deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në të hapura.

Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 21:30.Në taksi lejohet të udhëtohet vetëm me dy udhëtarë.Gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza.

Deri në atë datë, personat që hyjnë në Kosovë lejohen me dëshmi vaksinimi me dy doza, apo të kenë një dozë të vaksinës së bashku me testin PCR jo më të vjetër se 48 orë apo një dozë të vaksinës së bashku me dëshminë se e ka kaluar COVID-19.

Gjithë shtetasve që hyjnë në Kosovë si dhe personave me lejeqëndrim të përkohshëm apo përhershëm, u jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile në aeroportin “Adem Jashari” si dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit.

Ministri Latifi ndërkohë njoftoi se vaksinimi nga java e ardhshme do të kryhet edhe në fundjavë.Lexo këtu të gjitha masat e reja:

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Jubileu i 80 -të i trasmetimeve radiofonike ndërkombëtare

Jubileu i 80 -të i trasmetimeve radiofonike ndërkombëtare

Murtezaj: Verifikimi i tatimpaguesve do të shkurtohet nga 6 në 4 vjet

Murtezaj: Verifikimi i tatimpaguesve do të shkurtohet nga 6 në 4 vjet

Kurti e ministri i Shëndetësisë mbajnë konferencë për media

Kurti e ministri i Shëndetësisë mbajnë konferencë për media

Shi e borë, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Shi e borë, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

Ndalesat e fundit, kërkohet takim i frytshëm Kurti – Vuçiq

Ndalesat e fundit, kërkohet takim i frytshëm Kurti – Vuçiq

“Rrëfimi i fundit i Titos: Kosova do rrënojë Jugosllavinë”

“Rrëfimi i fundit i Titos: Kosova do rrënojë Jugosllavinë”

Mediat turke: Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit

Mediat turke: Atentat me bombë në tubimin e Erdoganit

Kurti tregon pse po shtrëngohen masat anti-Covid, përkundër që Kosova qëndron mirë në statistika

Kurti tregon pse po shtrëngohen masat anti-Covid, përkundër që Kosova qëndron mirë në statistika

E konfirmon qeveria: Kurti nuk e viziton SHBA-në këtë vit

E konfirmon qeveria: Kurti nuk e viziton SHBA-në këtë vit

Latifi zhvendoset nga Nju Jorku në Prishtinë për ta vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

Latifi zhvendoset nga Nju Jorku në Prishtinë për ta vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

Pandemia rrit numrin e rasteve sociale

Pandemia rrit numrin e rasteve sociale

Rastet e reja në 24 orët e fundit, publikohet raporti

Rastet e reja në 24 orët e fundit, publikohet raporti

ISI: Në janar SHBA-ja sanksionon rreth 50 politikanë e biznesmenë, përfshihet edhe Kosova

ISI: Në janar SHBA-ja sanksionon rreth 50 politikanë e biznesmenë, përfshihet edhe Kosova

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive