Ministri Hasani zotohet se detyrën e tij do ta kryejë me ndershmëri dhe profesionalizëm

E publikuar: 09/09/2017 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është zotuar se detyrën e tij do ta kryejë me ndershmëri dhe profesionalizëm.

Ai ka thënë poashtu se kryetari i Nisma-s e ka dëshmuar se nuk është si të tjerët.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Të dashur miq, sot nga partia dhe Kuvendi i Kosovës mu dha besimi që të jem ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Zotohem se detyrën time si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do ta kryej me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Kryetari ynë Fatmir Limaj sot dëshmoi se nuk është si të tjerët duke i dhënë përfaqësim edhe duke e fuqizuar Anamoravën, rajonin prej nga unë vij.
Faleminderit prej të gjithëve për përkrahjen. Zotohemi për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjithsecili qytetarë do të jetojë në mirëqenie.
Ne e mbajmë fjalën!