Ministri Gashi priti në takim ambasadorin kanadez Daniel Maksymiuk

E publikuar: 29/06/2018 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kroacinë dhe Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.

Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Gashi, i kërkoi ambasadorit Maksymiuk vazhdimin e mbështetjes gjatë proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve në fushën e sigurisë.

Ambasadori kanadez, Daniel Maksymiuk konfirmoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë./infosot/