Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

E publikuar: 30/05/2018 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme,Bejtush Gashi, priti në takiambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet, në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët, transmeton infosot.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.

Theks i veçantë në këtë takim iu vu investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon pikën e kalimit të kufirit në Shishtaveq në komunën e Drgashit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror.