Ministri britanik Dunkan: Krimi shqiptar i organizuar, rrezikon të infektojë edhe Britaninë

E publikuar: 07/11/2017 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i shtetit britanik për Europën dhe Amerikën, Sir Alan Dunkan, deklaroi sot se peshqit e mëdhenj në Shqipëri duhe të kapen dhe të mos dalin më nga rrjeta. Në prezantimin e operacioni “Forca e Ligjit” ai tha se krimi i organizuar është një plagë, që duhet të luftohet bashkarisht, pasi në të kundërt infekton Shqipërin, Ballkanin, por edhe Britaninë.

“Krimi i organizuar është një plagë që ne duhet ta luftojmë bashkërisht, pasi na infekton të gjithëve, këtu në Shqipëri, në të gjithë Ballkanin deri në Mbretërinë e Bashkuar.

Kriminelët po mbushin xhepat në kurriz të qytetareve që i binden ligjit dhe në kurriz të arkës së shtetit. Duke bërë këtë gjë ata minojnë institucionet shtetërore. Po ashtu, ata nuk tregojnë pikë mëshire ndaj të dobtëve. Prandaj është e rëndësishme që ne të punojmë bashkë në shtetet tona.

Vlerësoj praninë e 3 ministrave shqiptarë. Kjo tregon qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta trajtuar këtë rrezik kompleks nga çdo drejtim i mundshëm. Pra një qasje gjithë qeveritare ka për të qenë thelbësore në rast se do ta fitoni këtë luftë…të ketë një fund në lidhje me mos ndëshkueshmërinë pasi peshqit e mëdhenj duhet të kapen, nuk duhet të dalin nga rrjeta.

Nëse individë të tillë ndiqen penalisht dhe dënohen ky do të jetë një mesazh i qartë se Shqipëria e ka seriozisht luftën lundër krimit të organizuar”, tha Sir Alan Dunkan.