Ministri Beqaj takoi përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Andrew Russell

E publikuar: 01/11/2017 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së dhe Koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell. Temë e takimit ishte bashkëpunimi dhe përkrahja në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, raporton infosot.

Ministri Beqaj e njoftoi z.Russell me fushëveprimtarinë dhe objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me theks të veçantë në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në rritjen e performancës së tyre në biznes. Ai po ashtu shprehu edhe përkushtimin për përkrahje të të rinjve dhe grave në biznes, si dhe për hapjen e Qendrave rajonale të Inovacionit dhe Inkubator Biznesi.

Përfaqësuesi i përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell, e cilësoi shumë të rëndësishëm formimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe mundësinë që ky institucion t’u ndihmojë bizneseve në rritjen e performancës së tyre.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në fushat specifike, në veçanti në aspektin e konsulencës dhe programeve të trajnimit për bizneset. Ministri Beqaj dhe z. Russell u pajtuan që bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me UNDP-në të vazhdojë edhe më tutje.