Ministrat kosovarë dhe maqedonas në Shkup harrojnë masat anti-COVID, shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin

E publikuar: 16/09/2021 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo ka filluar ceremonia e pritjes së Qeverisë së Kosovës nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku sot të dy qeveritë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Pak pa arritë kryeministrat, siç e do zakonit, ministrat e të dy shteteve janë përshëndetur njëri me tjetrin, teksa kanë shkelur masën e parë anti-COVID. Ata kanë shtrenguar duart derisa kanë zënë vendet e tyre, shkruan Alsat.

Pas pak pritet të arrijnë edhe kreministri Zaev dhe kryeministri Kurti, ku më pas edhe do të fillojë mbledhja e përbashkët.