Milwaukee Bucks mposht sërish Brooklyn Nets, kualifikohen në finale të Konferencës Lindore

E publikuar: 20/06/2021 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bucks kanë mposhtur Nets në ndeshjen e shtatë të serisë së “Play Off-it” 115 – 111.

Bucks kanë fituar ndeshjen e fundit të serisë së “Play Off-it” ndaj Nets me rezultat 115 – 111, duke u kualifikuar kështu në finale të Konferencës Lindore, raporton lajmi.net.

Basketbollistët më të mirë në fitoren e Bucks ishin Giannis Antetokounmpo me 40 pikë, 13 kërcime, pesë asistime, Khris Middleton me 23 pikë, 11 kërcime, gjashtë asistime dhe Brook Loopez me 19 pikë e nëntë kërcime.

Te Nets u dalluan Kevin Durant me 48 pikë, nëntë kërcime, gjashtë asistime dhe James Harden me 22 pikë, nëntë kërcime, nëntë asistime.

Milwaukee Bucks në finale të Konferencës Lindore takohet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Philadelphia 76ers dhe Atlanta Hawks.

Rezultati përfundimtarë:

Brooklyn Nets 111 – 115 Milwaukee Bucks