Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

E publikuar: 12/05/2021 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zoran Milanoviq

Tashmë është punë e kryer dhe zbarkimi pritet të ndodhë brenda disa ditësh.

Presidenti i Kroacisë ka nënshkruar vendimin e Qeverisë në Zagreb për dërgimin në Kosovë të 150 ushtarëve kroat, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Por Zoran Milanoviq u kujdes që të ironizojë pak me Serbinë, duke thënë se nuk do ta firmoste vendimin po ta dinte se u prek kaq shumë.

“Atyre pra Serbisë iu pengon gjithçka. Ata edhe më tutje mbajnë publikun e tyre në tensione të ndryshme për luftën që akoma s’ka përfunduar e cila në fakt ka marrë fund moti dhe të cilën luftë ata moti e kanë humbur.

Shumica shqiptare në Kosovë është konsoliduar. Shtetin e tyre e kanë pranuar shumica e vendeve të Bashkimit Evropian. Ky është realiteti”, tha Milanoviq.

Ish gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili mori pjesë edhe në luftën e kroatëve për pavarësi ndaj serbëve thotë se Kroacia si anëtare e NATO-s po i kontribuon stabilitetit në rajon.

Tash e një javë nga dita kur shefi i diplomacisë kroate, Gordan Gërliq-Radman vizitoi Prishtinën në Beograd ka nisur një fushatë kundër Zagrebit me pretendimin se ai tha se Kroacia do hapbazë ushtarake.

Radman këtë nuk e tha kurrë, derisa thirrjet se “kosovarët e kroatët janë vëllezër të armëve”, janë bërë përditshmëri.

“Ne vërtetë jemi vëllezër të pushkës, që të dy popujt kemi luftuar për pavarësi dhe kemi pasur të njëjtin armik. Miqësia Kosovë-Kroaci është e madhe. Kroacia është ndër vendet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës” theksoi Kastrati.

Ushtria kroate që nga viti 2019 ka prani në kuadër të KFOR-it me kontingjent prej 30 vetave.