Milan shfaq interesim për tre sulmues klasi

E publikuar: 18/04/2017 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ardhjen e pronarëve të rinj, pritet një Milan i ri gjatë verës dhe normalisht që edhe objektivat ndryshojnë.Sipas Sky Sport, sulmi do të jetë një nga pika kur do të ketë blerje dhe tashmë janë ndarë objektivat.

I pari është Alvaro Morata i Real Madridit, por që pëlqehet shumë nga Chelsea dhe Antonio Conte.

Pastaj Karin Benzema dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por ky i fundi është shumë i vështirë pasi çmimi dhe konkurrenca është e madhe.

Në fund është përmendur edhe emri i Alexandre Lacazettes së Lyonit, por kjo nuk shikohet si mundësi reale.

Objektivi i Milanit në sezonin e ri është Liga e Kampionëve. /Telegrafi/