Milan mposht bindshëm Shkëndijën 6 – 0

E publikuar: 17/08/2017 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëndija nuk e përballoi dot Milanin në “San Siro”. Skuadra tetovare e humbi me rezultatin e thellë 6 – 0 sfidën e parë të play-off të Europa Ligës.

Një disfatë dërrmuese përballë një kundërshtari tepër i fortë. Shkëndija nuk kishte pësuar kaq shumë gola në 6 ndeshjet e mëparshme të këtij sezoni në kupat e Europës.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në Shkup me skuadrën tetovare që nuk shpreson më të kalojë turin.