Milaim Zeka i kërkon falje publike Besa Gaxherrit

E publikuar: 02/10/2017 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka është deklaruar para pak minutave në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast ndër ët tjerash, Zeka ka kërkuar falje publike për fyerjet e bëra ditë më parë në drejtim të deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri si dhe disa deputetëve të tjerë, transmeton Indeksonline.

Zeka ka arsyetuar veten duke thënë se ishte në gjendje të keqe shpirtërore në momentin kur edhe ka fyer Gaxherrin, për të cilën thotë se ka respekt.

“Kërkoj falje nga deputetja Besa Gaxherri dhe deputetët tjerë të cilët janë ndjerë të fyer nga sharja ime në korridor. Kam qenë në gjendje të keqe shpirtërore. I kam kërku falje shpirtërore, private edhe koleges sime të cilës i kam ëhën “Lopë e Danimarkës”, ka thënë Zeka.