Mikullovci i përgjigjet Gashit: Nuk lejon rregullorja të votohen sot nënkryetarët

E publikuar: 14/08/2017 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërkesa e Arben Gashit nga koalicioni LAA për t’u votuar sot nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, është hedhur poshtë nga kryesuesi i seancës konstitutive Adem Mikullovci.

Mikullovci ka thënë se edhe pse është ide e mirë, kjo bie poshtë pasi një gjë e tillë nuk është e lejueshme.

“Votimin e nënkryetarëve nuk e lejon rregullorja të bëhet sot”, ka thënë ai.