Mikrobiologu Raka: Na pret dimër i vështirë, mbyllja totale është opsioni i fundit

E publikuar: 29/10/2020 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mikrobiologu Lul Raka ka folur për shifrat e fundit dhe situatën epidemiologjike të Covid-19 në Kosovë. Raka është shprehur se rastet e fundit kanë qenë raste të pritshme. Thotë se këtë situatë ekspertët e kanë paralajmëruar qysh para gjashtë muajve. Thotë se mbyllja totale mbetet opsioni i fundit.

“Ecuria ka shku shumë ma mirë se që e kemi parashikua tek shkollat. Sistemi i tre ngjyrëshit ka shkuar shumë mirë. Përkeqësimi i motit e rritë numrin e rasteve, dhe elementi i tretë është sezoni i gripit. Rritja është e dukshme ditëve të fundit. Rreziku më i madh i përhapjes së Covidit është në kafiteri”, ka deklaruar Raka.

“Ditëve të fundit e kemi pa që edhe në Kosovë që përveç kafiterive, kemi pa që numër të konsiderueshëm të infektimeve me Covid ka pasur edhe në administratë”, ka deklaruar tutje Lul Raka.

E nëse vendi vazhdon me këtë trend, Kosovën sipas mikrobiologut, Lul Raka mund ta pres një dimër i vështirë.

“Do të jetë dimër i rëndë. Do ta kalojmë. Bashkë i kemi kalua edhe disa dimra tjerë. Urojmë që ta kalojmë me sa më pak viktima”, ka deklaruar Raka.

Raka i ftuar në ‘Frontal’ është shprehur se mbyllja totale e vendit mbetet opsioni i fundit. Megjithatë, Raka ka thënë se cilido subjekt afarist, qoftë kafieri që nuk i respekton masat anti-Covid, duhet të mbyllet.

Ai po ashtu tregon edhe për rastet kur një komunë apo zonë e caktuar paraqet rrezik të përhapjes së Covid-19.

“Kushdo që nuk i respekton masat, duhet të mbyllet. Bordi ka propozuar që të ketë adresim të problemit në mënyrë propercionale. Grupi i parë, nëse janë më pas se 200 raste në 100 mijë banorë brenda një jave atëherë është kategori e gjelbër. Në këtë rast rritet puna e inspektoratit e akterëve të tjerë. Pra rritet mbikëqyrja. Në zonën e portokalltë është nëse brenda një jave janë mbi 200 raste në 100 mijë banorë. Në zonën e portokalltë është Prishtina. Mendojmë se adresimi i masave të parandalimit duhet të jetë proporcional. Ne kemi propozu që nëse ka përhapje të madhe në komunitet të mbyllen shkollat ku ka raste”, thotë Raka.