Mijëra veprimtarë e aktivistë të LDK-së në terren, kjo është mbështetja e Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Prishtinës, Rrugës së Ferizajt e Shurdhanit

E publikuar: 27/09/2021 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijëra aktivistë e veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan janë mobilizuar në terren për ta bërë fitoren e madhe të Lutfi Hazirit më 17 tetor dhe listës së LDK-së.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ndjehet i impresionuar me këtë mbështetje, duke shtuar se kjo është garancë e fitores plebishitare.

“Kur çohen në këmbë mijëra aktivistë e veprimtarë të LDK-së, ju e dini çka ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Faleminderit pafund për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Ferizajt, Rrugës së Prishtinës e Shurdhanit. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se mbështetja ndaj LDK-së është mbështetje për programin e familjes gjilanase, për arsimimin, shëndetësinë, për të rinjtë e të rejat, për zhvillimin ekonomik lokal e për forcimin e familjes bujqësore.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun