Miftaraj për takimin e sotëm: Askush spo e pret nëshkrimin e Marrëveshjes

E publikuar: 18/03/2023 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori ekzekutiv në Institutin i Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka shkruar në facebook rreth takimit të kryeministrit Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se sot askush nuk po e pret nënshkrimin e Marrëveshjes dhe planit të veprimit, madje as dy emisarët e posaçëm dhe Borrell.

Miftaraj shtoi se ky nënshkrim mbase do të ndodhë me ndonjë event madhor në Paris, ku të pranishëm do të ishin liderë francezë, gjerman , italian dhe sektretari Blinken.

“Askush sot spo pret nenshkrimin e Marreveshjes dhe planit te veprimit, as Eskobar, Lajçak e as Borell.

Sot të gjithë po presin pajtimin lidhur me tekstin final te marreveshjes dhe planit te veprimit. Kaq mjafton.

Nenshkrimi mbase ne nje event madheshtor ne Paris. Edhe ate ne prani te lidereve franqez, gjerman, italian dhe ne sigurisht te garantuesit kryesor sekretarit Blinken.

Me rendesi qe Kosova te jete konstruktive dhe te vazhdoj perpara me marreveshjen dhe planin e veprimit”, shkroi Miftaraj.