Meta: Shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve

E publikuar: 29/05/2020 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve.

Meta në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve”, shkruan ai.