Meta nesër e viziton Kosovën, do të pritet nga Osmani

E publikuar: 22/05/2022 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nesër do të vijë për vizitë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga presidenca thuhet se ai do të pritet nga homologia kosovare, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Ndërkaq, në orën 12:50, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik”.

“Në orën 13:00, Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut”, thuhet në njoftim./InfoSot/