Meta dekoron ekipet që ndihmuan pas tërmetit tragjik: Ju jemi përgjithmonë mirënjohës

04.12.2019 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Meta dekoron ekipet që ndihmuan pas tërmetit tragjik: Ju jemi përgjithmonë mirënjohës

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka qëndruar sot në Kosovë, me ç’rast ka ndarë dekorata për të gjithë ata që ndihmuan në situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Në një ceremoni të mbajtur ne kryeqytet ai dekoroi FSK-në me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, Policisë së Kosovës i ndau titullin e Kalorësit të Skënderbeut, ekipeve të minierave të Artanës dhe Trepçës, ekipit të zjarrfikësve të KEK-ut, ekipit të zjarrfikësve të Suharekës dhe njësitit K9 të FSK-së iu ndau titullin për Merita të Veçanta Civile.

Me këtë rast Meta falënderoi të gjitha ekipet për të cilat tha se treguan një profesionalizëm të larte dhe se e ndihmuan popullin shqiptar në momentet më të vështira.

“Do të dëshironim shumë që ta kishim festuar 28 nëntorin me gjithë madhështinë që e meriton kjo ditë. Do të donim ta festonim si gjithmonë së bashku. Megjithatë erdhi ky 28 nëntor që sapo e lamë pas dhe na gjeti të përbashkuar si kurrë më parë, kudo ku ishim, për t’u përballur me pasojat katastrofike të tërmetit të 26 nëntorit”.

“Shqipëria nuk mbeti e vetme. Shumë vende mike dhe partnerë bënë më të mirën e mundur për të na u gjetur pranë sa më shpejt që ishte e mundur. Por, Kosova ishte e para që u ndodh atje në luftën për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari nën rrënoja. Populli shqiptar do të jetë përgjithmonë mirënjohës”.

Presidenti i Shqipërisë gjithashtu falënderoi popullin e Kosovës për ndihmën që treguan pas tragjedisë të 26 nëntorin, për të cilët tha se treguan që e kanë zemrën e madhe.

Në frymën e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i ndau Medaljen e Skënderbeut presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Haradinaj gjithashtu falënderoi të gjithë që i dolën në ndihmë Shqipërisë, përderisa tha se ekipet me profesionalizëm kryen misionin e tyre të shenjtë.

“Duke qenë solidare me viktimat e tërmetit u mobilizua si kurrë me parë shpirti i një kombi. Tani nis beteja jonë e vërtet për të pastrehët dhe të gjithë ata që pësuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Jemi unik si kurrë më parë t’u dalim në ndihmë të gjithë atyre njerëzve”.

“Kemi reaguar si shtet me të gjitha resurset humane, teknologjike dhe financiare qysh në mëngjesin e 26 nëntorit. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë dhe mund t’ju them “bravo ju qoftë””.

Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, tha se është nder dhe kënaqësi t’i pranojnë dekoratat dhe po ato jane nder dhe privilegj per të gjithë Kosovën.

“Ne nuk kemi bërë asgjë më shumë se sa që e kemi kryer punën dhe detyrën tonë, nuk kemi bërë asgjë më shumë se sa bën vëllau për vëlla. Është shumë me rëndësi që Kosova po e dëshmon ccdo ditë që jemi të gatshëm t’i përkrahim të gjithë fqinjët tanë që është në interes të sigurisë rajonale”.

“Tragjedia e 26 nëntorit na ka prekur të gjithëve, por jemi ndjerë krenar me kontributin tonë që kemi mundur ta japim dhe të jemi të parët atje. Duhet ta keni parasysh se në ccfarëdo kohe, në ccdo moment dhe ccfarëdo vështirësie ne do të jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë”.

Presidenti Ilir Meta gjatë ditës së sotme do të vizitojë edhe dy viktimat kosovarë të tragjedisë së 26 nëntorit, vëllezërit Shemsedin dhe Isa Abazi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19