Messi: Nuk e kam imagjinuar një largim të tillë, shpresoj se mund të kthehem në të ardhmen

E publikuar: 08/08/2021 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leo Messi është duke mbajtur konferencë për shtypin pas largimit nga Barcelona.

Messi ka folur në konferencën për shtyp pas largimit të tij nga Barcelona pas 21-vitesh.

Ylli argjentinas theksoi se do të dëshironte të largohej në një mënyrë tjetër.

“Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe këtë fanellë, nga dita e parë deri në ditën e fundit. Do të më pëlqente të them lamtumirë në një mënyrë tjetër, askush nuk e imagjinonte një lamtumirë të tillë. Do të më pëlqente të them lamtumirë. “Në fushë pasi kam dëgjuar një ovacion të fundit të tifozëe”, tha ai.

“Barca është një ekip i mahnitshëm. Lojtarët vijnë dhe shkojnë, por ky klub është më i madh se çdo person. Ka lojtarë vërtet të mirë dhe në fund do të jetë e lehtë për ta”, shtoi ai.

“Shpresoj se mund të kthehem në të ardhmen për të bërë diçka për klubin, se mund të kontribuoj për ta bërë këtë klub më të mirin në botë”, përfundoi Leo Messi.