Messi edhe në stërvitje i huton bashkëlojtarët me lëvizjet e tij

E publikuar: 16/08/2021 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Transferimi i Lionel Messi-t te Paris Saint-Germaini, është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët, por edhe nga bashkëlojtarët e tij të rinj.

Superylli argjentinas i dha fund qëndrimit për më shumë se dy dekada te Barcelona, duke vendosur të mos e rinovonte kontratën dhe zgjodhi të nënshkruante për klubin francez si lojtar i lirë.

34-vjeçari tashmë i ka nisur stërvitjet me skuadrën e re, porse tifozët duhet të presin edhe një kohë për debutimin e tij.

Mirëpo, niveli i lojës që po tregon në stërvitje është dëshmi për magjinë që do ta shohin në ndeshjet zyrtare me fanellën e PSG-së.

Në një video të publikuar në profilin e klubit në Instagram, shfaqen lojtarët e ekipit parisien duke luajtur në një fushë të vogël.

https://www.instagram.com/p/CSpS-XAqoXo/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Lëvizjet marramendëse dhe ndryshimet e pandalshme të ritmit të Messit ‘i çmendën’ shokët e tij të skuadrës.