Mësohen arsyet pse Khabib Nurmagomedov përfundoi në spital pas duelit me Justin Gaethje

E publikuar: 25/10/2020 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Khabib Nurmagomedov e mposhti me lehtësi rivalin e tij Justin Gaethje në kategorinë MMA, duel ky i zhvilluar të shtunën në mbrëmje, raporton KosovaPress.

Gaethje i bëri ballë Khabibit vetëm deri në raundin e dytë, atëherë kur Khabib në stilin e tij e vuri nën kthetra dhe e detyroi të dorëzohet.

Por, përkundër se doli triumfues, Khabib nuk ka shpëtuar pa lëndime serioze nga ky dyluftim dhe ishte i detyruar të shtrihej në spital.

Tani, presidenti i UFC, Dana Ëhite, ka zbuluar se cila ishte gjendja e Khabib Nurmagomedov pas duelit me Justin Gaethje.

“Khabib Nurmagomedov ka thyer këmbën dhe është dërguar në spital, edhe pse ishte fitues i këtij dueli.”

“Mendoj se ai ka thyer dy gishtat e këmbës, një kockë dhe këmbën e tij”, ka thënë Ëhite pas ndeshjes.”

“Kjo është ajo që më kanë thënë nga këndi i tij”, shtoi presidenti i UFC.