Mësimi më 18 tetor do të mbahet online në shkollat që do të shërbejnë si qendra votimi

E publikuar: 14/10/2021 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat që do të shërbejnë si qendër votimi, më 18 tetor do të zhvillojnë mësimin online, ndërsa ato që nuk shërbejnë do të mbahet mësimi i rregullt.

Rrahmanaj tha se kështu është njoftuar pas komunikimit që ka pasur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Edhe ne përkrahim idenë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke ditur arsyetimin e tyre se kjo po bëhet pasi ka frikë se mos po na mbetet Covidi, brenda shkollës, ideja e tyre ishte që të nesërmen të mos fillohet dhe ajo ditë mos të përdoret për pushim por që institucionet brenda shkollave të kujdesen, mirëpo pastaj Ministrja doli dhe komunikuam me të dje dhe ajo e sqaroi se në shkollat ku nuk do të ketë zgjedhje do të mbahet mësimi i rregullt, ndërsa në shkollat që janë përzgjedhura nga KQZ-ja për t’u votuar, atëherë nxënësit dhe mësimdhënësit do të jenë në shtëpi mirëpo nuk do të jetë ditë e humbur e mësimit por do të mbajnë mësim online”, ka deklaruar Jasharaj pwr EkonomiaOnline.

Duke pasur parasysh edhe situatën me Covid-19, ai pohon se kjo është zgjedhja më e duhur, pasi që sipas tij nuk është mirëseardhur humbja e mësimit.

Duke e ditur që kemi shumë dit të humbura jemi pajtuar dje me ministren që ashtu edhe të ndodhë, pra SBAShK-u pajtohet që në shkollat ku votohet, mësimi të zhvillohet online ndërsa në shkollat që nuk janë paraparë për të qenë qendra të votimit të mbahet mësimi i zakonshëm. Ne jemi pajtuar pas arsyetimit të ministres sepse janë shumë dit të humbura, dhe nëse ja shtojmë edhe një dit do të kemi pastaj shumë telashe shtesë”, ka thwnw Jasharaj.