Mesazhi i Lavrov për shqiptarët (Video)

E publikuar: 17/01/2017 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten ndjeshëm dhe Bashkimi Europian duhet të ndihmojë në qetësimin e situatës”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse nuk mendon se do të arrihet deri në përleshje të armatosur, por e ka një mesazh për shqiptarët.

“Shpresoj ta kuptojnë të gjithë se një konflikt i ri i armatosur në Ballkan nuk duhet të ndodhë. Historia në shumë raste na ka treguar se në fakt nuk na mëson asgjë. Megjithatë, unë këtë herë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë nevojën për t’ju shmangur përplasjeve. Forcat etnike shqiptare nuk kanë përse të jenë të pranishme në Veriun e Kosovës të banuar nga serbët”, tha ai.

Sipas Lavrovit, BE duhet të angazhohet në qetësimin e gjendjes dhe duhet të ushtrojë ndikimin e saj në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.

Komentet e tij, kryediplomati rus i bëri gjatë ta konferencës vjetore me gazetarët mbi rezultatet e ministrisë që drejton. Gjatë kësaj përballjeje me shtypin ai përcolli edhe njëherë shpresat e Moskës për një bashkëpunim më të gjerë me administratën e re amerikane dhe tha se pret dialog me administratën e Trumpit për çështjen e armëve bërthamore.

Sa për zhvendosjen e trupave të NATO-s në vendet Balltike i duket një ide e keqe, rrjedhojë sipas tij, e një pune të dobët të shërbimeve të zbulimit të aleancës veri-atlantike./tch/