Mesazhi amerikan për ‘ndarjen’ e Ukrainës, alarmojnë profesorët nga Prishtina e Uashingtoni për Ballkanin

E publikuar: 13/02/2025 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili për arritjen e një marrëveshje eventuale me Rusinë ka përmendur edhe ndarjen e Ukrainës ka ngrit shqëtësim të madh jo vetëm të vendet evropiane por edhe në Ballkan, shkruan InfoSot.

E këtë deklaratë për InfoSot e ka komentuar profesori Fadil Maloku i cili ka thënë se deklaratat e Trumpit për ndarjen e Ukrainës për arritjen e një marrëveshje eventuale me Rusinë, janë tejet shqetësuese jo vetëm për marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për neve në Ballkan.

Sipas tij kjo i bie që një skenar i tillë (që ende gjendet në “tavolinat” dashakeqe) nesër mund të “dëshmohet” si opsion pragmatik e praktik edhe për Kosovën.

“Për mendimin tim nuk është e  rastësishme e gjithë zhurma e panevojshme mediatike e politike për formimin e qeverisë “lojale” ndaj këtij rikonfigurimi në horizont e cila do ishte pa asnjë dyshim zhgënjyese dhe në shërbim të skenarëve të tillë apokaliptik, jo vetëm për neve por për mbarë Ballkanin Perëndimor”, theksoi profesor Maloku.

Ai ka shtuar se e gjithë energjia qeveritare dhe opozitare, po edhe ajo civile e mediatike tani duhet të përqendrohet në hartimin e (një “road map” të shkurtër se si duhet t’u qasemi këtyre dinamikave të mundshme imponuese..) alternativave të qëndrueshme, kundruall këtyre sfidave e proceseve tejet të rrezikshme, e padyshim edhe në disfavor të interesave tona shtetërore e kombëtare.

“Vetëm të bashkuar(jo të uniformuar) në mendime e qendrime politike, Kosova mund të ia dal dhe në këtë mes nuk na duhet fare përçarja”, theksoi Maloku.

E një deklaratë pothuajse të njejtë e ka mbajtur edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hesgeth lidhur me luftën në Ukrainë dhe integritetin territorial ukrainas dhe politikën amerikane të pjesmarrjes më trupa amerikane në shtete të ndryshme.

E këtij qëndrimi i ka reaguar profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.

Serwer thotë se ndjenë jashtëzakonisht të nevojshme që të tregojë se ndarja e Ukrainës siç propozon Hegseth, do të ketë një ndikim dramatik në Ballkan.

Sipas profesorit amerikan, Serbia do të provojë të marrë territor nga Bosnja e Hercegovina dhe gjithashtu edhe nga Kosova.

Trupat amerikane dhe evropiane do të jenë në rrezik”, ka shkruar mes tjerash Serwer. /InfoSot