Mes urisë dhe të ftohtit, mijëra civilë presin në ankth të evakuohen nga Aleppo

E publikuar: 17/12/2016 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Evakuimi nga Aleppos lindor është ndaluar, pas raporteve për të shtëna nga rebelët, të cilët akuzohen se nuk respektuan marrëveshjen, shkruan “BBC”.

Të paktën 6000 civilë dhe rebelë kanë lënë Aleppon, qytetin më te madh të Sirisë, që prej të enjtes, kur qeveria rimori pjesën më të madhe të zones.

Në mesin e të evakuarve janë të paktën 2700 fëmijë, raporton një agjenci e OKB-së.

Por mijëra civilëve kanë mbetur mes të ftohtit dhe urisë, ende të bllokuar në lindje të qytetit famëkeq, në pritje për t’u evakuar .

“Aleppo është tani sinonimi i ferrit”, u tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon gazetarëve në Nju Jork, duke u bërë thirrje rifillimin e evakuimit, transmeton Syri.net.

Presidenti amerikan Barak Obama ka akuzuar presidentin sirian Bashar al-Assad dhe aleatët e tij Rusinë dhe Iranin për “mizori”, duke thënë se bota është “bashkuar e tmerruar” kundër situatës.

OKB-ja thotë se më shumë që 50.000 vetë mbeten ende të bllokuar në qytet.

Evakuimet e para nga lagjet rebele të Aleppos kanë filluar të enjen, me një autokolonë të përbërë nga ambulanca dhe autobusë me 951 persona në bord, mes të cilëve 200 rebelë dhe 108 të plagosur, sipas një burimi ushtarak në vend.

SHBA akuzoi zyrtarisht qeverinë siriane se nuk kryer “asgjë më shumë se sa një masakër”.

“Pyetja e vetme e mbetur është nëse regjimi sirian, me mbështetjen e Rusisë, është i gatshëm të shkojë në Gjenevë për të negociuar në mënyrë konstruktive dhe nëse janë apo jo të gatshëm ta ndalojnë këtë masakër ndaj popullit të tyre”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.