Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në BE

E publikuar: 14/09/2021 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira dhe mund t’i zgjerojnë marrëdhëniet për bashkëpunimin.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira dhe mund të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë. Uroj e përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka ndërmarrë vitet e fundit për të ristruktuar sistemin e vet të drejtësisë”.

Merkel nga Tirana thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE, njofton Klankosova.tv.

“Sikundër Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq nuk u arrit anëtarësimi për shkak të vetos së Bullgarisë por ne kemi premtuar se do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë forcë e energji”, tha Merkel.

Kanceralja mes tjerash foli edhe rreth bisedës që pati me liderët e Ballkani Perëndimor.

“Në kuadër të bisedës me liderët e Ballkanit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014 për inicimin e një procesi bashkëpunimi ka rezultuar një ndihmë mjaftë e fuqishme. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë normale me njëri-tjetrin dhe i tërë bashkëpunimi është konsoliduar. Kemi folur edhe për projekte të rëndësishme infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve për Audostraden e Paqes”, ka thënë ajo.

Tutje Merkel tha se përshëndet marrëveshjen për tregun rajonal teksa bën të ditur se jo të gjitha vendet i janë bashkuar kësaj iniciative.

“Ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkohen në këtë proces do t’i ndihmojnë aq më shumë procesit të Berlinit. Ishte një diskutim konstruktiv dhe tash do t’i fillojë bisedat bilaterale me të gjithë liderët e rajonit. Ishin biseda të mira konstruktive, fakti që unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik BE-ja përkatësisht Gjermania ka interes të vetin për anëtarësimin e këtyre shteteve por është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit rajonal”, tha Merkel.