Mërgimtari lë në gjysmë pushimet në Kosovë: Po iki për shkak të rrymës

E publikuar: 24/12/2021 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mërgimtar është larguar nga Kosova për në Zvicër, për shkak që siç tha ai të mungesës së kushteve në Kosovë.

Ai përmendi edhe reduktimet e rrymës që janë kthyer së fundmi në Kosovë, teksa shtoi se më herët gjendja në Kosovë ka qenë më e mirë.

“Po shkojmë në Zvicër. Jemi prej fshatit Gadime e Epërme. E kemi familjen atje, me gra fëmijë e krejt atje dhe atje ma mirë. Sebepi i rrymës, sebepi i tona seneve këtu pak ma ndryshe është. Mbrëmë s’kemi pasur 2 ose 3 orë hiç rrymë. Përpara po. U kanë edhe ma mirë por tash jo. Prej rrymës po ikim e po shkojmë atje. Me kan pak ma mirë rryma e sene jemi pensionistë kishim mujtë me nejtë edhe ma shumë”, ka thënë ai, për Kanal 10.

Mërgimtari deklaroi se herëve të tjera kanë ndenjur për pushime deri në 4 muaj në Kosovë. Ai tha se edhe festat e fundvitit i kanë pritur me familje në Kosovë.

“Herëve të tjera kemi nejtë ka tri muaj e katër muaj. Qe kësaj herë për shembull e kemi ndreq standardin, i kemi ndreq senet goxha mirë i kemi por s’ka rrymë. Zakonisht në Gadime i bëjmë festat me familje, me vëllezër e rrethin tonë, por sivjet po e shohim që nuk është tu bë dhe po kthehemi”, tha ai. /Express/