Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës ngriten temperaturat

E publikuar: 04/03/2025 08:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mot i kthjellët dhe me diell parashihet ditën e martë.

Orëve të mëngjesit me ngrica, me minimale prej -4C e -1C, e maksimalet në rritje, shkojnë deri në 10C e 12C.

Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Ditëve vijuese po parashihen kushte të motit të kthjellët dhe me diell, derisa maksimalet kapin vlera prej 17C e 18C në Prishtinë, e lokalisht ka gjasa të arrinë deri në 20C e 21C.

Minimalet gjithashtu shënojnë rritje deri në 3C e 4C. Vransira të pakta kalojnë ditën e premtë, e në fundjavë më të shumta, por nuk paraqiten kushte për të reshura, njofton Mendimi për Motin.