Menduh Thaçi: S’ka zhgënjim tek ne, është vetëm një betejë e humbur

E publikuar: 12/12/2016 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menduh Thaçi, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, ka thënë se përkundër rezultatit jo të favorshëm të zgjedhjeve ai nuk ndjehet i zhgënjyer, sepse kjo është vetëm një betejë e humbur.

Por, Thaçi tha se ajo çfarë e bën të lumtur në këto zgjedhje është fakti që ato i humbi BDI-ja e Ali Ahmetit.

“Zgjedhjet tek shqiptarët i fitojë Lëvizja Besa, ndërsa BDI i ka humbur zgjedhjet në mënyrë katastrofale. Deputetët tonë do të jenë komplet në mbështetje të Lëvizjes Besa”.

“Rezultati fatlum për shqiptarët e Maqedonisë është që BDI i ka humbur zgjedhjet”, pohoi Thaçi.