Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

E publikuar: 21/10/2021 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit. Thotë se qytetarët dhanë një mesazh të qartë se nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV’së.Krasniqi komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.“Një mesazh i rëndësishëm që unë mendoj se është dhënë në këto zgjedhje është fakti që ka përfunduar epoka e politikës dhe të cilat janë të bazuara vetëm në lidership të një njeriu”, tha Krasniqi.

“Mesazhi që i është dhënë qeverisë dhe partisë më të madhe në Kosovë në kuptimin e zgjedhjeve të 14, Lëvizjes Vetëvendosje, unë besoj se është i qartë. Qytetarët nuk mund të pajtohen me një qasje arrogante dhe me një qasje e cila është centriste dhe e cila i sheh ata prej një prizmi nga lart poshtë”, theksoi ai.

“Qytetarët kanë nevojë për një politikë të re, një politikë që i vendos ata në qendër dhe një politikë që afrohet me ta dhe që nuk është i bazuar vetëm në një personalitet por në ekipe në programe dhe në njerëz kompetentë dhe të dijshëm që janë pranë tyre që kërkojnë përgjegjësi dhe japin llogari”, tha Krasniqi.