Memli Krasniqi pret në takim Ilir Metën, e falënderon për miratimin e Rezolutës

E publikuar: 22/07/2022 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij si president, raporton Ekonomia Online. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e falënderoi presidentin Meta, për miratimin e Rezolutës kundër raportit të Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.

“Falënderojmë edhe miratimin e rezolutës në Parlamentin e Shqipërisë me unanimitet të lartë për një çështje të ndjeshme për ne që kishte të bënte për bazueshmërinë e raportit të Dick Martyt. Pas një procesi të gjatë është verifikuar që pretendimet për trafikim organesh kanë qenë shpifje”, tha Kryetari i PDK, Memli KrasniqiKjo është vizita e tij e fundi si president në Kosovë, teksa takoi edhe krerët shtetëror.