Memli Krasniqi milioneri i Kuvendit me valuta digjitale

E publikuar: 28/06/2021 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Memli Krasniqi është politikani kosovar me më së shumti investime në “kripto valuta”.

Ish-ministri i Bujqësisë ka deklaruar “një thes” valutash digjitale, duke filluar nga më të njohurat siç janë: Bitcoin, Etherum, etj.Krasniqi në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se posedon 1.5 Bitcoin, vlera e të cilave aktualisht është mbi 43 mijë euro, 100 Etherum me vlerë rreth 170 mijë euro, 100 BNB me vlerë prej rreth 30 mijë euro, etj, raporton Front Online.

Përndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) me herët kishte kërkuar nga qytetarët e Kosovës që mos të investojnë në valuta digjitale me arsyetimin se nuk janë të sigurta, përderisa një kërkesë e tillë është shpërfilluar nga deputeti Krasniqi.

Memli Krasniqi përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së.