Mehaj pret në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë

E publikuar: 19/09/2022 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Gjatë këtij takimi, në mes të tjerash, Mehaj tha se bashkëpunimi në mes të Kosovës e Suedisë është i domosdoshëm.

“Si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”, ka thënë Mehaj.