Mehaj në Kroaci, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

E publikuar: 04/05/2023 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe homologu i tij kroat, Mario Banozic, kanë nëshkruar marrëveshje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Mehaj ka bërë të ditur se bashkë me Banozic kanë diskutuar për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cenim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

“Theksova dhe njëherë para ministrit Banožić se Kosova është falenderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana e shtetit kroat, ndërsa mbesim të përkushtuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit si dhe të deminimit”,ka thënë Mehaj.

Nga ana tjetër Banozic shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarr nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin se po ngriten kapacitetet ushtarake përmes blerjeve direkte shtet më shtet në përputhje me standardet e NATO-s.

Ndër të tjerash ministri Banozic garantoi mbështetje të pakursyer për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane.