Mediet serbe: Pas zgjedhjeve në Maqedoni do të kemi ose Maqedoni ose Shqipëri të Madhe?!

E publikuar: 13/12/2016 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fitorja eventuale e LSDM-së opozitare në këto zgjedhje do të mund që të ndryshonte të drejtat e shqiptarëve në vend, mirëpo qëndrime të qarta dhe të pa mëdyshje nuk ka propozuar as qeveria as opozita, shkruajnë mediet serbe.
Të gjithë ato vota që janë të bindur se janë të shqiptarëve dhe jo të maqedonasve do ta ndërtojnë të ardhmen e Maqedonisë, transmeton TetovaSot
Politikologët nga Shkupi duke u frikësuar nga ndryshimi potencial i Kushtetutës së Maqedonisë dhe zgjerimit të Marrëveshjes së Ohrit për të cilën opozita ka folur shumë, shqiptarët kanë mundësi që në mënyrë legale një pjesë të territorit të Maqedonisë ta proklamojnë si autonome që do të ishte hapi i parë që do të çonte në skenarin kosovar. Dhe jo vetëm kjo. Shumica e analistëve po frikësohen që përfundimi i zgjedhjeve do të mund që të sillte jo stabilitet politik në Maqedoni që do të çonte në realizimin e Shqipërisë së Madhe./TetovaSot/