Mediat serbe: Gjuriq po i mëson studentët si të përfshihen në betejën për Kosovën

E publikuar: 10/04/2017 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ashtuquajtura Zyre serbe për Kosovën sot ka pranuar në praktikë një mujore 11 studentë serbë nga Fakulteti i Shkencave Politike, të cilët siç thuhet “kanë nevojë të njihen me punën dhe sfidat me të cilat kjo zyrë është duke u përballur”.
Me këtë rast, studentët e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike dhe gazetarisë janë pritur nga drejtori i kësaj zyre Marko Gjuriq, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ky i fundit ka thënë para gazetarëve se praktika është një mënyrë e mirë që brezat e ri të përfshihen në betejën për Kosovën dhe siç tha ai “të shohin se si institucionet funksionojnë brenda”.