Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO)

E publikuar: 21/06/2018 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tatuazhet e bukura për Kosovën dhe Shqipërinë që posedon futbollisti Valon Behrami duket se po u prishin qejfin tifozëve serbë pasi atë po e shohin si më provokuesin në ndeshjen e kombëtares së Zvicrës e cila pritet të zhvillohet nesër kundër Serbisë.

Përveç kësaj janë edhe këpucët e  Xherdan Shaqirit ato të cilat po konsiderohen ”provokacija” për Serbinë pasi në to gjendet edhe Flamuri i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kështu shkruan Kurir.rs në një artikull të publikuar i cili iu referohet katër shqiptarëve të vetëm të cilët marrin pjesë në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet të premtën e nesërme nga ora 20:00.