“Plani i Ferrit i SHBA-ve”, tmerron Serbinë

E publikuar: 09/08/2017 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tabolidi serb “Informer”, në artikullin e titulluar “Plani i Ferrit i SHBA-ve”, shkruan se si Shtetet e Bashkuara kanë përpiluar një “plan” për të shkatërruar linjën hekurudhore Selanik-Budapest dhe që ta shpërbëjnë Republikën Serbe.

Ky tabloid që jozyrtarisht kryen detyrën e “zëdhënësit” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan se ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brian Hoyt Yee, është operativi kryesor i SHBA-ve për Ballkan, i ngarkuar për parandalimin e krijimit të boshtit Serbi-Rusi-Kinë, transmeton Telegrafi.

Informer shkruan se Yee do të duhej të emërohej ambasador i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, dhe kështu nga Shkupi do të koordinonte punën e agjencive të Shërbimeve Inteligjente në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/