Me siguri të madhe, momenti kur policia e fut në stacion Aleks Gerbin në Pejë (VIDEO)

E publikuar: 27/09/2024 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto: Koha

Antidroga e Policisë së Kosovës ka zbuluar sot sasinë më të madhe të kanabisit në fshatin Kliçinë të Pejës, ku janë sekuestruar mbi 1 ton drogë e që kapë vlerën e rreth 5 milionë euro.

Aksioni i Policisë, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, zgjati mbi 14 orë dhe rezultoi se Aleks Gerbit është shtetasi i Shqipërisë që sot u arrestua nga një aksion i antidrogës në Pejë.

Sekuestrimin e kësaj drogë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelorë në Pejë, ku është shprehur se aksioni i antidrogës është më i madhi i ndodhur pasluftës në Kosovë, shkruan indeksonline.

Indeksonline ka siguruar pamje, ku Gerbi shoqërohet me një numër të lartë të zyrtarve të policisë në Stacionin e Pejës.