“Me nëntekst” / Limaj: Kurti kur del në Kuvend veç i palon

E publikuar: 20/04/2023 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e dominon opozitën në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti po i fiton të gjitha debatet dhe kritikon nivelin e përfaqësimit të opozitës.

Limaj thotë se i përcjell vazhdimisht paraqitjet e Kurtit, pasi ai është kryeministër i shtetit dhe duhet që të ketë analzië të asaj që bën ai.

“Ai arrin që t’i fitojë me nëntekst debatet. Kurti kur del në Kuvend veç i palon” tha ai.

Tutje Limaj tha se e kritikon vendimmarrjen e Kurtit. Sipas tij, Kurti është i mirë në fjalime dhe seminare, por kur vjen puna për të marrë vendime, ai është shumë i dobët. /Gazeta Express/