MD konfirmon se Haxhiu është intervistuar për rastin Dehari: Kjo ka ndodhur me 18 janar

E publikuar: 20/02/2023 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se ministrja Albulena Haxhiu është intervistuar me 18 janar, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit.

“Po me 18 janar është intervistuar ministrja Haxhiu, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Nuk është intervistuar sot por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie më herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi” , tha Berita Abazi këshilltare politike e ministres Haxhiu për Gazetën Express.