Mbyt foshnjën duke e futur në qese, arrestohet e dyshuara

E publikuar: 28/10/2017 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua është arrestuar në komunën e Gjilanit pasi e njëjta dyshohet të ketë futur fëmijën e saj në qese.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si pasojë e kësaj foshnja ka mbetur pa shenja jete.‘Me 27.10.2017 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta dyshohet se me datën e cekur në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete.

E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit”