Mbyllet procesi i votimit në të gjitha qendrat në Vorë, simpatizantët nisin festën me fishekzjarre

E publikuar: 14/05/2023 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mbyllur procesi i votimit në të gjitha qendrat e Vorës ku pas pak pritet të shpallet rezultati nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të KQZ që janë ende në përditësim, pjesëmarrja në Vorë ka qenë 42.10%

Kanë votuar 13.308 qytetarë nga 30.822 votues gjithsej.

Në rrugët e Vorës ndërkohë nga nisur festa nga simpatizantët të cilët kanë ndezur fishekzjarre./tch