Mbyllet me rezultat të papritur spektakli ndërmjet Trepçës 89’ dhe Ballkanit

E publikuar: 25/10/2020 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Trepçës 89’ dhe Ballkanit e zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës, raporton KosovaPress.

Rezultati në fund ishte befasues, me skuadrën vendase e cila bëri një paraqitje fantastike sidomos në minutat e fundit të takimit dhe arriti të nxjerrë një fitore 4-3 përballë Ballkanit.

Në fakt, ishin mysafirët ata të cilët dukej sikur e siguruan fitoren kur krijuan epërsi prej tre golave përmes Gripshit në minutën e 39, Krasniqit 47’ dhe Mirlind Dakut 55’.

Por, vendasit nuk u dorëzuan duke bërë një rikthim senzacional dhe duke realizuar katër gola brenda 25 minutave për ta fituar ndeshjen.

Golat për Trepçën 89’ u realizuan nga Sie (dy gola) Nimani dhe

Pas tetë xhirove, Ballkani kryeson tabelën me 19 pikë, kurse Trepça 89’ pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë të mbledhura.