Mbrojtja kërkon lirimin e ish-presidentit Thaçi

15.09.2021 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mbrojtja kërkon lirimin e ish-presidentit Thaçi

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka apeluar vendimin e gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, mbi vazhdimin e paraburgimit, duke kërkuar sërish lirimin e tij nga kjo masë.

Në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, mbrojtja ka renditur gabimet që pretendon se gjyqtari paraprak i ka bërë në vendimin e tij për vazhdimin e paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas mbrojtjes, gjyqtari paraprak ka aplikuar gabimisht barrën e provës për rishikimin e nenit 41(1), ka gabuar në refuzimin për t’u angazhuar me kohëzgjatjen e parashikuar të paraburgimit.

Mbrojtja tutje ka pretenduar se gjetjet mbi ndikimin dhe autoritetin e Thaçit janë aq të padrejta dhe të paarsyeshme sa që përbëjnë një abuzim me diskrecionin.

Sipas mbrojtjes, gjyqtari gjithashtu ka gabuar në gjetjen se zbulimi i provave rrit rrezikun e arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve tjera.

Tutje, të gabuar e ka cilësuar edhe qasjen ndaj vlerësimit të garancive të shteteve të treta, si dhe dështimin për të kërkuar pikëpamjet e shteteve të treta të propozuara.

Ndryshe, në paraqitjet e tyre të para më 9 nëntor, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’).

Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohet të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Votojnë babai dhe nëna e Hashim Thaçit në Burojë

Votojnë babai dhe nëna e Hashim Thaçit në Burojë

Eksperti britanik: Drama po i afrohet momentit të së vërtetës, për veriun e Kosovës ka vetëm një skenar

Eksperti britanik: Drama po i afrohet momentit të së vërtetës, për veriun e Kosovës ka vetëm një skenar

Cila është kërkesa e Vuçiqit për ndërkombëtarët rreth Kosovës

Cila është kërkesa e Vuçiqit për ndërkombëtarët rreth Kosovës

Vlora Çitaku fton qytetarët të votojnë: Demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve

Vlora Çitaku fton qytetarët të votojnë: Demokracia do të jetë fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve

Infektologu Ilir Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me COVID-19 si pasojë e zgjedhjeve

Infektologu Ilir Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me COVID-19 si pasojë e zgjedhjeve

Mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale

Mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë në zgjedhjet komunale

Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

Osmani: Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë

U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin

Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin

“Ballkani i hapur”: Në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë publikohet memorandumi për lehtësimin e tregtisë

“Ballkani i hapur”: Në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë publikohet memorandumi për lehtësimin e tregtisë

Vdekja misteroze e rusëve në Kavajë, media ruse publikon fotot: mamaja vuante nga kanceri

Vdekja misteroze e rusëve në Kavajë, media ruse publikon fotot: mamaja vuante nga kanceri

Grenell: Dollarët e amerikanëve shkojnë dëm duke financuar UNMIK-un

Grenell: Dollarët e amerikanëve shkojnë dëm duke financuar UNMIK-un

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Brnabiq: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Brnabiq: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

“Turp ju qoftë” – Vuçiq sulmon ambasadorët që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës në veri

“Turp ju qoftë” – Vuçiq sulmon ambasadorët që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës në veri