Sot mblidhet Komisioni për Buxhet

E publikuar: 20/10/2021 08:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë komision që do të mblidhet në ora, 10:00 do të shqyrtohet raporti vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020, Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020, Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020, Raportit Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 si dhe raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverabalit i mbledhjes së mbajtur të Komisionit me datë 22.09.2021;

3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2020;

4. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020;

5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020;

6. Votimi i raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;

7. Të ndryshme.

Vendi: C203

Koha: 10:00