Mblidhen afro 22 mijë euro për policin e vrarë Izet Demaj

E publikuar: 31/12/2018 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro 22 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj, shkruan Gazeta Express.

Kjo nismë që fillimisht ka synuar mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”.

Deri më tani janë grumbulluar 21 mijë e 114 euro.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti.

Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend. 

Izet Demaj pas vetës la gruan dhe dy vajza